Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

#NJË PRILL I PAZAKONTË

Duke nisur prej ditës së shtunë, datë 4 prill, e deri ditën e premte, datë 15 maj, gjeni, në sitin e Festival Fuorinorma www.fuorinorma.org veprat e më shumë se 50 autorëve.

Kuratorët shkruajnë: “T’u japësh frymë, të krijosh një hapësirë të gjallë në të cilën të mund të ndiqen veprat audiovizive të hapura ndaj eksperimentimeve, në kundërshtim me kufijtë dhe limitet e vendosura nga muret e ngushta të kinemasë tradicionale dhe në kundërshtim me format shprehëse të atrofizuara shikimi i të cilave është gjithmonë i ngurtë e i pajetë.

Pas tre edicioneve të realizuara në vitet 2017 – 2019 dhe të prezantuara në salla, biblioteka e vende të kulturës të shumta, në Itali dhe jashtë saj, lind propozimi për një version streaming të “festival espanso”, nëpërmjet të cilit të çohet përpara një punë për nxjerrjen në pah të kinemasë të cilën e quajmë jashtë normales, për rizbulimin e autoreve e autorëve, për nxjerrjen nga dheu të veprave, eksperiencave e rrugëtimeve të cilat shprehin vitalitetin e pandalshëm të kërkimit të kinemasë italiane bashkëkohore dhe dëshirën e një rishkrimi të ekzistueses.

Një kinema që merr në pyetje realen me një shikim gjithmonë dobiprurës që na sygjeron mundësinë për të parë dikund tjetër dhe kundër rrymës.

Një kinema me forma të pafundme të cilat janë të pamundura për t’u kodifikuar e për t’u identifikuar, ku nuk ka pika por linja që ndjekin njëra-tjetrën, linja largimi e lidhjeje, bashkimi e heterogjeniteti.

Ja përse sot, më shumë se kurrë, duhet të krijojmë kushtin që ajo të mund të arrijë deri tek ne dhe ja përse shumë autorë kanë vendosur të vënë online, në dispozicion të të gjithëve, veprat e tyre. FALEMINDERIT!

Shikim të mbarë!

  • Organizuar nga: Festival Fuorinorma