Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Edicioni i 10-të "Il Maggio dei libri" - Nëse lexoj, zbuloj!

Data:

23/04/2020


Edicioni i 10-të

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë i bashkohet nismës Maji i Librave 2020.

Nëse lexoj, zbuloj!

Kjo nisëm lindi në vitin 2011 me qëllim theksimin e vlerës sociale të librave si element kryesor i rritjes personale, kulturore dhe civile, Il Maggio dei Libri është një fushatë kombëtare që fton të sillen libra dhe lexime edhe në kontekste të ndryshme nga ato tradicionalet, për të zbuluar ata që zakonisht nuk lexojnë por që mund t’u ngallet kureshtja nëse stimulohen në mënyrën e duhur. Të gjithë mund të kontribuojnë duke organizuar nisma që këtë vit zhvillohen në periudhën 23 prillit - 31 tetor 2020.

Duke marrë në konsideratë emergjencën COVID-19 që nuk lejon përfshirje njerëzish (lexime publike, takime me autorë dhe lexues, etj.), Instituti ka vendosur të mbështesë iniciativën duke promovuar libra, shkrimtarë italianë dhe Botues përmes fjalish dhe paragrafë të shkurtët të disa shkrimtarëve (disa në italisht, të tjerë në shqip) për të kujtuar se libri dhe leximi janë asete të çmuara për t'u mbështetur, promovuar dhe mbi të gjitha përdorur: ato ofrojnë kurajo dhe ngushëllim, ofrojnë evazione dhe iluzione, liri dhe vegime, botë paralele dhe arratisje të jashtëzakonshme.

Në javët e ardhshme do të jetë gjithashtu e mundur, duke u lidhur me faqet sociale të Institutit, të dëgjoni të flitet për një libër dhe autorin e tij, por edhe të dëgjoni pjesë muzikore të cituara në tekst ose të famshme në periudhën në të cilën është vendosur romani si dhe të dëgjoni kolonën zanore të shndërrimit kinematografik të librit tonë të preferuar!

www.ilmaggiodeilibri.it 

www.cepell.it 

Informazione

Data: Nga E 23 P 2020Sh 31 T 2020

Organizuar nga : Centro per il libro e la Letteratura

Hyrja : E lirë


1064