Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Mario Airò. Modellare l’acqua kuruar nga Simone Ciglia

Modellare l’acqua është projekti më i fundit i artistit italian Mario Airò. Lindur nga një rezidencë në Castelli (TE), qendër historike e prodhimit të porcelanit në Itali, vepra shënon kontaktin e parë të autorit me teknikën e qeramikës. Ndër interpretuesit kryesorë të brezit që dolën në Itali në vitet 1990, Airò ka përuruar një praktikë të udhëhequr nga ato që ai i përcakton si “bredhje” përmes fushave të ndryshme disiplinore – të tilla si letërsia, filozofia, historia e artit, arkitektura dhe kinemaja – dhe një lloj larmie të gjerë të materialeve dhe teknikave. Me këtë rast, artisti riinterpreton format e qeramikës castellana për të formuar motivin natyror të ujit dhe rrjedhën e tij, në një instalim mjedisor që citon temën e burimit. Duke ndjekur një prej akseve programatike të Fondacionit Malvina Menegaz në Castelbasso – promovues i projektit – prodhimi i veprës u shoqërua me një seri aktivitetesh edukative që i afruan studentët më pranë rizbulimit të këtij arti.

Modellare l’acqua përbën kapitullin e dytë të një hetimi mbi mundësitë bashkëkohore të traditave artizane që mishëron një nga linjat programatike të Fondacionit. Cikli filloi vitin e kaluar me projektin Retina të Stefano Arienti, i kuruar gjithashtu nga Simone Ciglia, që pa realizimin e një triptiku tapicerish në Arazzeria pennese (tani në koleksionin MAXXI – Muzeu Kombëtar i Arteve të shekullit të XXI në Romë).

Modellare l’acqua prezantohet për herë të parë në nivel ndërkombëtar falë bashkëpunimit me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, i cili mbështeti ekspozimin e punimeve në Bazament Art Space, së bashku me një kalendar të pasur me aktivitete. Pas ndalesës tjetër në Castelbasso, vepra është e destinuar të futet në koleksionin e Muzeut Ndërkombëtar të Qeramikës së Faenza-s, institucioni më i madh në vendin tonë në këtë sektor.

Modellare l’acqua nga Mario Airò është një projekt i Fondacionit Malvina Menegaz i Castelbasso dhe i realizuar falë mbështetjes së Italian Council – Drejtoria e Përgjithshme për Krijimtarinë Bashkëkohore dhe Rigjenerimin Urban të Ministrisë për Trashëgimi, Aktivitete Kulturore dhe Turizëm,

Mario Airò lindi në Pavia në vitin 1961. Ai ka studiuar në Milano me Luciano Fabro dhe, në gjysmën e parë të viteve ’90, me artistë të tjerë, ai krijoi hapësirën e vetë-menaxhuar në Rrugën Lazzaro Palazzi. Në 1997 ka marrë pjesë në Bienalen e 47-të të Venezia-s, në Moscow Biennale of Contemporary Art dhe në Bienalen e Kwangju në 2005. Ai ka hapur ekspozita personale dhe kolektive në Itali dhe jashtë saj në institucione të tilla si: GAM, Torino; Kunsthalle, Lophem; Palazzo della Triennale, Milano; Galeria Kombëtare në Parma-Palazzo della Pilotta; Muzeu i Artit Bashkëkohor Villa Croce, Genova. Punimet e tij janë paraqitur, ndër të tjera, në Castello di Rivoli, në Museum of Contemporary Art di Tokyo dhe S.M.A.K. i Ghent. Punimet e tij janë të pranishme në koleksionet e MAXXI, Castello di Rivoli, GNAM në Romë, MAMbo, Museion në Bolzano etj. Ai aktualisht jeton dhe punon në Milano.

Simone Ciglia (Pescara, 1982) ka marrë titullin doktor shkencash në historinë e artit bashkëkohor pranë Universitetin “La Sapienza” të Romës. Ai kryesisht merret me art dhe kritikë arti që i përket gjysmës së dytë të Nëntëqintës.

Punon si studiues dhe kurator i pavarur dhe është pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura në Urbino. Shkruan për katalogje dhe revista të specializuara (ai ka bashkëpunuar, ndër të tjera, me Zanichelli dhe Treccani dhe është korrespodent i revistës “Flash Art”). Ai është gjithashtu asistent studiues në MAXXI – Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit 21, Romë.

  • Organizuar nga: Fondazione Malvina Menegaz di Castelbasso
  • Ne bashkepunim me: MIBACT, IIC di Tirana