Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Takim me artistin Mario Airò dhe kuratorin Simone Ciglia

Data:

26/02/2020


Takim me artistin Mario Airò dhe kuratorin Simone Ciglia

Takim me artistin Mario Airò dhe kuratorin Simone Ciglia me rastin e hapjes së Ekspozitës ‘Të modelosh ujin’ pranë BAZEMENT SPACE

Projekti Të modelosh ujin promovohet nga Fondacioni Malvina Menegaz dhe është fituesi i Italian Council (edicioni i VI 2019), i ideuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Krijimtarinë Bashkëkohore dhe Rigjenerimin Urban të Ministrisë për Trashëgimi, Aktivitete Kulturore dhe Turizëm, për të promovuar artin bashkëkohor italian në botë.

Partnerët e projektit, përveç Institutit Italian të Kulturës në Tiranë: Artribune, Officina delle Invenzioni e Pescara-s, Liceu artistik publik për dizajn Grue di Castelli (Teramo) dhe MIC (Muzeu Ndërkombëtar i Qeramikës në Faenza).

Mario Airò, ka lindur në Pavia në vitin 1961, ka frekuentuar Akademinë e Brera-s ku ka ndjekur kurset e Luciano Fabro me një grup artistësh me të cilët krijoi hapësirën e vetë-menaxhuar Lazzaro Palazzi. Në këtë ambient ka hapur ekspozitën e tij të parë personale, në vitin 1989, në të njëjtin vit kur u botua revista e tij Tiracorrendo. Në vitin 1990 ka marrë pjesë në ekspozitën Avanblob, e realizuar në galerinë Massimo De Carlo dhe ka prezantuar Tristi Tropici ku shfaqen disa nga linjat e asaj që do të jetë poezia e tij artistike. Punimet e tij karakterizohen nga një gamë e gjerë referimesh kulturore që përfshijnë letërsinë, kinemanë, historinë e artit, elementë natyrorë dhe objekte të përdorimit të përditshëm. Pasi mori pjesë në Bienalen e Venezia-s në 1997, ai ekspozoi, në vitin 2001, në GAM në Torino, Dhoma ku Marsilio ëndërronte të flinte ... dhe histori të tjera. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në Bienalen e Valencia-s dhe në projektin publik, gjithmonë si pjesë e përmbledhjes Luci d’artista në Torino. Në vitin 2004 ka ekspozuar në Bienalen e Kwangju si dhe në PAC (Pavijoni i Artit Bashkëkohor) në Milano, në ekspozitën kolektive Spazi Atti / Fitting space ku 7 artistë italianë u përballën me transformimin e vendeve. Ai ka hapur ekspozita të shumta personale dhe ndërkombëtare duke përmendur, në 2005 Moscow Biennale of Contemporary art. Punimet e tij janë të pranishme në koleksionet më të rëndësishme publike dhe private. Jeton dhe punon në Milano.

Simone Ciglia ka lindur në Pescara në vitin 1982 dhe jeton në Romë, ku u transferua për të studiuar historinë e artit bashkëkohor në Universitetin "Sapienza". Në të njëjtin universitet ka marrë edhe doktoratën e tij. Ai kryesisht merret me art dhe kritikë arti që i pëket gjysmës së dytë të Nëntëqintës. Ai ka kuruar disa ekspozita - përfshirë Fuoriuso 2016 Njoftimin për garanci (me Giacinto Di Pietrantonio), I would prefer not to. Ushtrime zbritjeje në artin e fundit italian me rastin e16a Quadriennale di Roma (me Luigia Lonardelli, 2016) si dhe ka qenë asisten kurator i Nga unë te ne: qyteti pa kufij (Palazzo del Quirinale, 2017) - ai shkruan për katalogë dhe revista të specializuara. Si Pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura në Frosinone ka bashkëpunuar me Zanichelli-n dhe Treccani-n. Ai është korrespodent i revistës "Flash Art" dhe asistent studiues në MAXXI - Muzeu Kombëtar i arteve të shekullit XX në Romë.

Informazione

Data: Mer 26 Shk 2020

Orari: Prej 18:0019:30

Organizuar nga : IIC di Tirana

Në bashkëpunim me : Harabel Contemporary Art Platform

Hyrja : E lirë


Vendi:

Harabel Contemporary Art Platform

1037