Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Ekspozita - Gezuar ditelindjen Maestro! Ëndrrat e Federico Fellini-t

Data:

20/01/2020


Ekspozita - Gezuar ditelindjen Maestro! Ëndrrat e Federico Fellini-t

19 riprodhimet (© Komuna e Riminit, Francesca Fabbri Fellini) të ekspozuara për herë të parë në Tiranë me rastin e 'ditëlindjes' së Fellini-t, përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të vizatimeve të mbledhura në botimin e ri të fundit 'Libri i ëndrrave'. Vizatimet janë një udhëtim nëpër dhomat më të fshehta dhe intime të krijimtarisë së Federico Fellini-t, një "kozmografi e vërtetë personale, ku shtigjet emocionale, sentimentale, kulturore, erotike, afektive gërshetohen me ato gjeografike, arkitekturore, përkujtimore, imagjinative, fantastike”. Vepra e Federico Fellini-t nuk mund të konsiderohet e plotë pa këto vizatime, të cilat janë gjithashtu një "libër filmash", ashtu si filmat e tij janë edhe "kinema ëndrrash".

Aktiviteti realizohet falë bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Komunës Rimini-t, Kinotekës - Arkivit Federico Fellini dhe Universitetit Polis në Tiranë.

-------------------

Federico Fellini lindi në Rimini më 20 janar 1920 dhe ndërsa vazhdon ende shkollën e mesme, regjisori i ardhshëm fillon të krijojë një emër si karikaturist: për të promovuar filmat, menaxheri i kinemasë Fulgor e porositi atë që të portretizojë yjet dhe vignette-t e tij të ndryshme publikohen në gazetën "Domenica del Corriere" si dhe te e përjavshmja humoristike fiorentine "420". Pasi u zhvendos në Romë në janar '39 me pretekstin për t’u regjistruar në juridik, ai hyn në redaksinë e "Marc'Aurelio", një periodik i përhapur satirik, duke u bërë i njohur përmes qindra ndërhyrjeve të firmosura nga Federico. Frekuenton ambientet e avanspettacolo duke shkruar monologë për komedianin Aldo Fabrizi dhe bashkëpunon në emisione të ndryshme radiofonike, ku takon aktoren e re Giulietta Masina (1921-1994), me të cilën u martua me 30 tetor 1943. Ai shpejt u imponua si skenarist dhe punoi në Romë, një qytet i hapur dhe menjëherë pas tij në Paisà, duke lidhur një miqësi të frytshme me Roberto Rossellini. Zgjedh të shoqërohet me dramaturgun Tullio Pinelli, me të cilin do të mbetet përgjithmonë i lidhur. Si çift, ata do të bëhen ndër skenaristët më të kërkuar, në shërbim të regjisorëve të ndryshëm përfshirë Pietro Germi dhe Alberto Lattuada. Filmi i parë që Fellini e drejtoi i vetëm, Lo sceicco bianco (1952), nuk pati shumë sukses, por suksesi erdhi me I vitelloni (1953), Leone d'argento në Venecia dhe debutimi definitiv i Alberto Sord-t. Më tej vijon La strada (1954), me interpretimin e Giulietta-s dhe i nderuar me çmimin Oscar, i pari nga një seri filmash që do ta vendosin Fellini-n ndër më të mëdhenjtë e kinemasë. Ndër titujt më të njohur kujtojmë Le notti di Cabiria (’57, altro Oscar), La dolce vita (’60, Palma d’oro a Cannes), (’63, Oscar) Fellini Satyricon (’69), Roma (’72), Amarcord (’73, Oscar), Il Casanova (’76), Prova d’orchestra (’79), Ginger e Fred (’85), Intervista (’87, premio del Quarantennale a Cannes, Gran premio a Mosca), La voce della luna (’90). Fellini është një prej regjisorëve që ka fituar më shumë Oscar, pesë, i fundit, për karrierën e tij, në 1993, disa muaj pas vdekjes së tij në Romë, më 31 tetor.

Informazione

Data: Nga H 20 J 2020H 10 Shk 2020

Organizuar nga : IIC di Tirana

Në bashkëpunim me : Comune di Rimini, Cineteca - Archivio Federico Fel

Hyrja : E lirë


Vendi:

Università Polis Tirana

1029