Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Monologu LETRA nga Alicka Ylljet

LETRA nga Ylljet Aliçka

regjia Salvatore Tramacere

me Roerd Toçe

Teatri Koreja

Produksion i Komunës Barletta

Jeta e një njeriu të varfër në një letër kërkese për një shtëpi këshilli. Një vepër teatrale ku tingulli i fjalëve që përshkruajnë një ekzistencë të mjerueshme deshifron dhe përfshin historinë e të gjithëve. Një burrë, një lypës, në një natë me shi si shumë të tjera, i këkon një mësuesi që punon në fshatin malor ku ai lindi dhe jetoi, t’i shkruajë një letër. Ai është një njeri i vetmuar, Marku, një njeri që kërkon ndihmë. Mësuesi i shkruan letrën dhe Marku i kërkon që t’ia lexojë përsëri. Ky lexim, objektivizimi i jetës së tij, pa ndonjë intonacion të veçante, bëhet fiksimi figurativ i ndjenjës së ekzistencës. Marku do të kërkojë që letra e jetës së tij t’i lexohet, në të njëjtën natë nga mësuesi dhe në vitet në vijim nga nxënësit që ndalon në rrugë. Derisa vendos të bëhet tregimtari i jetës së tij: ai dëshiron të mësojë të lexojë dhe të shkruajë, dëshiron të blejë një abetare. Letra është një vepër mbi mjerimin që gjeneron dashuri, një mjerim i përbashkët, i jetës së gjithkujt, i historisë së një pjese të botës në një qytet malor, që ashtu si shtëpia që na mungon, është vetë jeta që nuk dimë ta rilexojmë.

Letra është marrë nga tregimi me të njëjtin titull të Ylljet Alickës pjesë e përmbledhjes Shokët e gurtë (bot. Guaraldi).

Në italisht e Enjte 30 janar Teatri Metropol

Në ditër në vijim do të jetë në gjuhën shqipe.

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Teatro Metropol-Tirana e Teatro Koreja-Lecce