Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Workshopi i II-të me artistët italianë Bianco-Valente I 26 janar – 1 shkurt 2020

Workshop-i iu drejtohet artistëve të rinj, arkitektë dhe designer. Bianco-Valente, pas një prezantimi fillestar të disa projekteve artistike publike dhe pjesëmarrëse, do të ilustrojnë fazat e ndryshme të zhvillimit të një vepre arti, nga konceptimi deri në realizimin e saj përfundimtar. Ky proces synon të ushqejë një mendim kritik dhe u lejon pjesëmarrësve të provojnë drejtpërdrejt proceset që përcaktojnë përkufizimin e një ideje dhe strategjitë e ndryshme që duhen ndërmarrë në mënyrë që vepra të marrë formë.

Në metodën e tyre operative, Bianco-Valente i japin rëndësi të madhe formimit të grupit të punës dhe bashkëpunimeve multidisiplinare, në të cilat shihet dhe trajtohet e njëjta temë nga këndvështrime të ndryshme që lidhen me background të ndryshme formative dhe përvoja personale. Për këtë arsye ata nuk do të propozojnë një projekt që ata kanë hartuar dhe zbatuar së bashku me pjesëmarrësit, të cilët kështu do të merrnin rolin e asistentëve të thjeshtë, por vetë pjesëmarrësve do të nxiten të marrin pjesë në një punë të ngushtë kolektive, që nga një gjendje fillestare në dukje kaotike do të çojë në përcaktimin e një projekti të përbashkët që do të përfundojë dhe vendoset në hapësirën publike.

Bianco-Valente (Giovanna Bianco e Pino Valente) e nisin projektin e tyre artistik në vitin 1994 duke analizuar, nga pikëpamja shkencore dhe filozofike, dualitetin trup-mendje, zhvillimin e modeleve të ndërveprimit midis formave të jetës, perceptimin, transmetimin e eksperiencave midis të treguarit dhe të shkruarit. Këto studime janë pasuar nga një zhvillim projektimi që synon të bëjë më të dukshme lidhjet midis njerëzve. Këtë e dëshmojnë instalacionet në ndërtesa të ndryshme historike, të ndjekura nga shumë punime të tjera të përqendruara mbi marrëdhënien midis njerëzve, ngjarjeve dhe vendeve.Që prej nisjes së veprimtarisë së tyre, Bianco-Valente kanë marrë pjesë në ekspozita të shumta personale dhe kolektive, në Itali dhe jashtë saj, si edhe kanë realizuar instalacione për muze të rëndësishëm dhe hapësira publike, si Muzeu MAXXI (Romë), MACBA (Barcelonë), Muzeu Madre (Napoli), Fabbrica 798 (Pekin), Pallati Strozzi (Firence), Triennalja e Milano-s, Urban Planning Exhibition Center (Shanghai), Muzeu Reina Sofia (Madrid), Pallati i Ekspozitave (Romë), Muzeu Pecci (Prato), Kunsthaus Hamburg, NCCA – National Centre for Contemporary Arts (Moskë), MSU- Muzej Suvremene Umjetnosti, Zagreb (Kroaci). Projekti i tyre Terra di me përzgjidhet si event mbështetës i Manifesta 12 (Palermo 2018), marrin pjesë në Bienal del Fin del Mundo 2015, Mar Del Plata, (Argjentinë) dhe në 2nd Xinjiang International Art Biennale, Urumqi (Kinë) 2014.Kanë realizuar projekte site specific edhe në Liban (Becharre), në Marok (Marrakech), Nju Jork (ISP 2014 Whitney Museum, The Kitchen), Rio de Janeiro (Casa Italia – Olimpiadat Rio 2016), Stokholm, Instituti Italian i Kulturës, 2018, FreiRaum Naples/Amsterdam 2018/2019, Ambasada e Italisë në Yerevan, Armeni, 2019.

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Harabel Contemporary Art Platform