Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Aktivitet i anulluar I #Leonardo500 Në tavolinë me Leonardon? Kurioziteti bëhet njeri

Data:

05/12/2019


Aktivitet i anulluar I #Leonardo500 Në tavolinë me Leonardon? Kurioziteti bëhet njeri

Leonardo da Vinci vdiq 500 vjet më parë në Amboise në Francë, nuk ishte njëshkencëtar i vërtetë, por një njeri me kuriozitet të jashtëzakonshëm, djali i paligjshëm injë noteri, Ser Pietro, nuk mundi të marrë pjesë në studime rigoroze, megjithatë uria e tijpër dije e shtyu atë të hetojë botën ashtu si pak veta kishin bërë më parë. Aftësia për tëbërë pyetje ishte file rouge i jetës së Leonardo-s në të gjitha fushat e jetës dheimagjinatës, aq sa ai shkoi përtej botës reale dhe akoma sot konsiderohet një vizionar. Aftësia e tij e jashtëzakonshme për të vëzhguar e bëri atë të vizatonte në fillim organetnjerëzore që vetëm në vitet 2000 rezultuan që ishin vërtet të tillë. Një Studiues i vërtetë!

Nën drejtimin e Emanuele Bargelli, nxënësit e Seksionit Dygjuhësh të Shkollës sëMesme "Ismail Qemali" në Tiranë po zbulojnë marrëdhënien e Leonardo-s me ushqimindhe produktet natyrale që mund të gjenden në një kuzhinë. Duke qenë një Mjeshtër iMadh i Ceremonive të festave të Ludovico Sforza-s i njohur si Il Moro dhe pasi ka organizuar një nga banketet më të rëndësishme të kohës së tij – martesën e Tortona-s mes Gian Galeazzo Sforza dhe Isabella të Spanjës - banketi i parë në të cilin u shfaqnjë menu, Leonardo pati një lidhje shumë intense me ushqimin. Interesimi i tij përushqimin ishte i jashtëzakonshëm, që ai ishte një vegjetarian, mbase, është vetëm njëspekulim modern, e sigurt është që ai kishte një pasion të madh për kafshët dhe përudhëtimet që e çuan të njohë ushqime të reja që i gjejmë edhe në shënimet e tij tëshumta mbi Kodet. Pasioni për eksperimente bëri që ai të përdorte produkte natyroredhe ushqime për pikturat e tij, me suksese të alternuara. Nga tryeza e afreskut Darka e Fundit e deri tek tryezat e banketeve mbretërore, do të zbulojmë shkencën e fshehur nëushqime.

Projektues dhe përhapës shkencor për Festivalin e Shkencave të Genova-s që nga viti2004, Emanuele Bargelli organizon deri në tetëdhjetë aktivitete për secilin edicion tëFestivalit, më i shquari prej të cilëve është "Shije shkence - shkenca në kuzhinë", qëtërheq 13.000 vizitorë çdo vit. Bargelli ka fituar konkursin e parë kombëtar "Të flasëshpër Kiminë" dhe ka krijuar disa aktivitete shkencore për organizata ndërkombëtare, si: CNR, Nata e Studiuesve Evropian, ESOF - Forumi i Hapur i EuroScience, EXPO2015 Milano, Pekin Festivali i Shkencave, Shoqata e Shkencave dhe Teknologjisë Shanghai. Ai është shpesh i ftuar në programet RAI, të tilla si GeoScienza dhe Radio3 Scienza.

Informazione

Data: E 5 DH 2019

Orari: Prej 09:0011:00

Organizuar nga : IIC di Tirana

Në bashkëpunim me : Sezione Bilingue "Ismail Qemali" - Tirana

Hyrja : E lirë


Vendi:

Biblioteca dell'IIC

1019