Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

PRISHTINË / COLLECTIVE TRIP 7.0 - Borderline Danza I Albania Dance Meeting-Festival edicioni i 14°

Data:

09/11/2019


PRISHTINË / COLLECTIVE TRIP 7.0 - Borderline Danza I Albania Dance Meeting-Festival edicioni i  14°

Koncepti, regjia dhe koreografia Claudio Malangone / Nicoletta Cabassi

Performues: Luigi Aruta, Adriana Cristiano, Antonio Formisano dhe Giada Ruoppo

Video: Checco Petrone

Kostumet: Nicoletta Cabassi për Borderline Disegno

Dritat: Francesco Ferrigno dhe Giuseppe Ferrigno

Përgjegjës produksioni: Maria Teresa Scarpa

Produksioni: Borderline Danza, MIBACT, Regione Campania, Ra.I.D. Festival

COLLECTIVE TRIP 7.0 është momenti përmbyllës i një “akti të të menduarit” që përfshin në këtë studim të parë dy koreografët Nicoletta Cabassi dhe Claudio Malangone. Tema kryesore është simfonia e shtatë e Beethoven-it.

Të dish të të njohin dhe të vëzhgosh veten, të hapesh ndaj dialogut dhe ndaj përballjes, në mënyrë që të rekuperohet një dialektikë komunitare, të rikrijohet vetja dhe të zbulohet ajo brenda një rrjedhshmërie organizative dhe krijuese, ku strategjitë e gjithsecilit bëhen një mbështetje për kërkimin artistik. Pika fillestare është ideja e një udhëtimi dhe ato shndërrime që një mjedis dhe një trup pëson gjatë një udhëtimi, duke kapur metamorfozat dhe kontradiktat e natyrshme në të. Një udhëtim që të frymëzon midis asaj që shohim dhe asaj që imagjinojmë, për ta çuar në një vend intim dhe të ngrohtë, ku hapet hapësira për të ndërtuar dramaturgjinë, duke identifikuar thelbin e saj jo në kontrastin midis 4 personazheve, por në krahasimin midis skenës dhe publikut.

HOP.E në La Maggiore - lëvizja 1 dhe 4: koncepti dhe koreografia nga Nicoletta Cabassi.

Dëgjimi i "Simfonisë së Shtatë" të Beethoven-it ngjall një entuziazëm të gjërë jetësor, por ai gjithashtu posedon midis notave një shije të paqartë melankolike dhe afrimi ndaj Beethoven-it trasmeton gjithmonë një frikë të duhur. Pyetja dhe tema kryesore për krijimin ka qenë "si ndihet dikush para lumturisë?"

DIE HAPPY - Lëvizja 2 dhe 3: koncepti dhe koreografia nga Claudio Malangone.

Në një kontrast të vazhdueshëm midis dritës dhe hijes, tensionit dhe pushimit, në një lloj detyrim përsëritjeje, shenjash të sfumuara dhe të lehta bëhen sinjale të kërkimit të vazhdueshëm të një ekuilibri midis impulsit dhe arsyes për të përballuar kuptimin e ekzistencës duke filluar nga kalueshmëria e tij, duke kaluar përmes pranimit të një trupi që dhuron vuajtje, por edhe të një trupi që është i lirë të zgjedhë pasionet e tij. Dhe pikërisht brenda tij që jeta kondensohet, e fragmentuar dhe e shpërthyer, për të shpërthyer më pas brenda.

Informazione

Data: Sh 9 N 2019

Orari: Prej 20:0021:00

Organizuar nga : IIC di Tirana e Ambasciata di Pristina

Në bashkëpunim me : Albania Dance Meeting-Festival

Hyrja : E lirë


Vendi:

Teatro Nazionale a Pristina/Kosovo

996