Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Enzo Favata – Jazz në Shqipëri edicioni i VIII (8-12 tetor)

Në kuadër të JAN – EU project young generation me jazz band nga Shqipëria, Italia dhe Sërbia

Enzo Favata – sax soprano & klarinetë bas

Aktualisht një nga muzikantët sardë më aktivë dhe më të njohur në skenën muzikore italiane dhe ndërkombëtare, Enzo Favata është një artist me dhunti të shumta, që i pëlqen të hetojë 360 gradë universin e tingullit. Rrugëtimi i tij origjinal kërkimor e çon atë të përballet me gjuhë të ndryshme muzikore, të kombinojë të vjetrën me të renë dhe kultura muzikore larg njëra-tjetrës.

Aktiviteti i tij muzikor fillon në vitin 1983: pasi u formua në fushën e xhazit tradicional i përkushtohet studimit të muzikës popullore të Sardenjës, që tani e njeh thellësisht. Në këto modele, së bashku me ndikime të tjera, të tilla si ajo ameriko latine, zhvillon një gjuhë dhe një stil të përbërë krejtësisht origjinal. Ai ka realizuar 14 disqe si lider dhe është i pranishëm në 5 compilation artistësh ndërkombëtarë. Ka dhënë koncerte në të gjithë Evropën, Japoni, Kinë, Iran, Egjipt, Brazil, Argjentinë, Kroaci, Slloveni, Shqipëri, Kuvajt, si i ftuar në festivale xhazi dhe përmbledhje të rëndësishme. Ka luajtur me: :Dino Saluzzi, Enrico Rava, the Art Ensemble of Chicago, Omar Sosa, Mulatu Astatke, Django Bates, Miroslav Vitous,
Dave Liebman, Anja Lechner, Lester Bowie, Flavio Boltro, Michel Marre, Tenores di Bitti, Metropole Orkest e Radios Kombëtare Holandeze, Orkestrën Kombëtare në Tiranë dhe shumë të tjerë. Që nga viti 2001 është drejtor artistik i Festival Musica sulle Bocche në Santa Teresa Gallura, një nga të festivalet më të vlerësuar të xhazit në Sardenjë.

  • Organizuar nga: Jazz in Albania Festival
  • Ne bashkepunim me: IIC di Tirana