Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Gjirokastër I OFFICINA ZOÈ në SOFAT – Festival kushtuar sharmit të jetës rurale

Etërit e mëdhenj të muzikës salentine, Officina Zoè janë pulsacion i pastër për valle dhe ekstazë. Band emocionues, me një tingull karakteristik dhe ambasador i pizzica-s në botë. Elementi i forces së grupit është kërkimi i vazhdueshëm i ekstazës dhe rregullit natural në ritmin misterioz të tamburëve dhe i mbrujtur me minimalizëm në muzikë dhe këndim: kjo ka bërë të mundur, me kalimin e kohës, krijimin e kompozimeve të reja muzikore që këndojnë dhe tregojnë botën e sotme, por thellësisht të ankoruara dhe respektuese ndaj filologjisë dhe gjuhës së traditës. Vetëm në këtë mënyrë është bërë e mundur t’i kthehej muzikës popullore të Salento, Pizzica-s, roli i saj në panoramën world music; një traditë e gjallë, sa i gjallë është gjaku që qarkullon në vena, larg asaj popullore, që flet për një traditë të vdekur, e ringjallur vetëm si argëtim i palaços së oborrit.

Officina Zoè lindi në pranverën e vitit 1993, nga bashkimi i disa muzikantëve nga Salento bazuar në një ide të Lamberto Probo (zë, tammorra, tambur dhe perkursion i ndryshëm), Donatello Pisanello (organo diatonike, kitarë dhe mandolinë) dhe Cinzia Marzo (zë, flaut , tambur castagnette). Menjëherë u bë forca shtytëse e asaj lëvizjeje të rilindjes së traditës muzikore të Salentos, që ngriti sot në nivel ndërkombëtar Salenton dhe specifikat e saj të pazëvendësueshme locale.

http://www.officinazoe.com/it/ 

  • Organizuar nga: TurtleFest
  • Ne bashkepunim me: IIC di Tirana, Cooperazione svizzera