Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

KORÇË | Umbra Lucis Ensemble – edicioni i VI i Vox Baroque Festival

Umbra Lucis Ensemble

Naoka Ohbayashi, zë

Fabrizio Lepri, viola da gamba

Stefano Lorenzetti, klavicembalo

http://www.umbralucis.it/

Stefano Lorenzetti ka studiuar organo dhe klaviçembalo me Kenneth Gilbert dhe ka marrë doktoraturën në histori dhe civilizim pranë Institutit universitar evropian në Firence. Vokacioni i tij i dyfishtë si muzikant dhe muzikolog e çon atë të eksplorojë praktika të harruara, të eksperimentuara në regjistrime të shumta kushtuar kompozitorëve italianë të Rilindjes që kanë gjetur përkrahje të kritikës ndërkombëtare. Ai ka mbajtur koncerte dhe konferenca në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, në veçanti në Akademinë Chigiana në Siena, në Shkollën Normale Superiore në Pisa, në Ecole des Hautes Etudes en Social Sciences në Paris, në Centre d’Etudes de la Supérieures Renaissances a Tours, në Universitetin e Kalifornisë etj. Ai është aktualisht Profesor i Historisë së Muzikës në Konservatorin e Muzikës në Vicenza dhe jep mësime për klaviçembalo në Mastera Ndërmbëtarë në Chiusi della Verna.

Fabrizio Lepri, pas përfundimit të studimeve për harqe klasike, viola da gamba dhe praktikë ekzekutive për instrumente historike pranë Royal Conservatory në Bruksel, ka marrë pjesë në kurse perfeksionimi me Wieland Kuijken, Gustav Leonhardt, Philippe Herreweghe, Bartold Kuijken, Anner Bylsma, Jos Van Immerseel, Andreas Staier dhe Paul Van Nevel. Në përfundim të studimeve të tij akademike, është diplomuar në master për viola da gamba dhe ka marrë diplomën përkatëse akademike italiane me notën më të lartë. Zhvillon një aktivitet intensiv koncertor në shumë vende evropiane: Gjermani, Francë, Zvicër, Belgjikë, Holandë, Rusi, etj, dhe në salla prestigjioze të tilla si International Centre of Culture e Brukselit, Neus Theater i Monaco di Baviera, Pallati Sheremetev në Shën Pjetërburg, Pallati Roerich në Moskë, Akademia Belge Romë, Akademia Bartolomeo Cristofori Firence, etj., duke bashkëpunuar me muzikantë dhe ansamble të ndryshme: Erik Van Nevel, Rene Van Lake, Marco Ferrari, Andrea Damiani, Sigrun Ricter, Cappilla Flammenca, Salon des Musiques, Partibus Orientis etj. Ka regjistruar disa CD për RAI Radio 3, RTBF 2, Bayrischer Rundfunk 4 Klassik dhe si solist për Discovery Label dhe GAM UT. Jep mësime për viola da Gamba në Konservatorin e Perugisë dhe muzikë baroke në Masterin Ndërkombëtar të Chiusi della Verna.

Naoka Ohbayashi – ka lindur në Hiroshima, është diplomuar për kanto në Akademinë e Muzikës Musashino në Tokio, duke studiuar repertor barok, lirik dhe modern. Në vitin 2014 ka interpretuar Zerlinën në Don Giovanni të W.A.Mozart, të vendosur në skenë nga Akademia. Nga viti 2012 deri në vitin 2015 ka kënduar rregullisht me korin Tokyo Cantat të drejtuar nga Edwin Ortner (Arnold Schoenberg Choir), duke marrë pjesë gjithashtu si korist në Seiji Ozawa Matsumoto Festival (Matsumoto – Nagano) dhe në “Cardillac” nga Paul Hindemith New National Theatre Opera Studio (Tokyo). Pasi ka marrë pjesë në kurse perfeksionimi me Gemma Bertagnolli në Kusatsu, në 2016 ka vendosur të ndjekë pasionin e tij për muzikën baroke duke u zhvendosur në Itali për të ndjekur Biennio di Canto rinascimentale e baroke pranë Konservatorit “Arrigo Pedrollo” të Vicenzës, gjithmonë në klasën e Gemma Bertagnolli. Në vitin 2017 ka fituar çmimin për studentët e Koncervatorit të Vicenzës në Konkursin e XI të Muzikës Antike Fatima. Ka interpretuar rolin e Belindas në “Dido ande Aeneas” të H.Purcell, rolin e Filidea në përfaqësimin e parë modern të “Zenobia, regina de ‘Palmireni” nga T. Albinoni në teatrin Malibran në Venezia.

Programi:

Marin Marais (Paris 1656 – 1728)

–Follie di Spagna (nga libri II)

Giovanni Bononcini (Modena 1670 – Vienë 1747)

–Amante ozioso (nga Il fiore delle eroine)

–E pur le mie rovine (nga Il ritorno di Giulio Cesare)

Antonio Caldara (Venezia 1670 – Vienë 1736)

–Cantata V soprano solo (Ms. Sächsische Landesbibliothek, Dresden (D-Dl): Mus.2170-I-1.)

*****

Georg Friedrich Händel (Halle 1685 – Londër 1759)

–Passacaglia (nga Suite in sol min. HWV 432)

Johann Sebastian Bach (Eisenach 1685 – Lipsia 1750)

­–Seufzer, Tränen (nga Cantata BWV 21)

Georg Friedrich Händel

–Venga il tempo (nga Il trionfo del tempo e del disinganno HWV 46a)

–Mi palpita il cor HVW 132c

  • Organizuar nga: Vox Baroque Festival
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura a Tirana