Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Tiranë RejaFESTIVAL | Koncert i BandAdriatica NJË ODISE MESDHETARE

Në kuadër të edicionit të 3-të të Reja FESTIVAL 16-30 maj 2019

E spostuar nga erërat e vrullshme që ndriçojnë brigjet e detit lindor, BandAdriatica vozit mbi dallgët e trazuara të muzikës së Salentos me elementë të të gjitha brigjeve të bujshme mesdhetare, si një kompleks “Babiloni”, ku gjuhët fillojnë të harmonizohen me meloditë popullore në vrullin e qyteteve portuale.

Kështu traditat e Puglia-s marrin një rezonancë të re dhe largojnë jehonat frenetike të muzikës së Salentos përmes tingujve të festave, procesioneve, funeraleve, serenatave dhe udhëtimeve të natës, nga vendi në vend që mbërrijnë pas dhjetë vjet kërkimesh mbi matricat e përbashkëta muzikore të brigjeve të Detit Adriatik, duke u përballur me muzikën e Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë, me fanfaren serbe dhe Afrikën e Veriut dhe duke shkuar deri në Mesdheun Lindor.

Performanca e grupit ka magjepsur kritikën e Babel Med 2017 të Marsejës, që e quan atë “një nga propozimet më të mira të të gjithë Festivalit” dhe “një nga live – act më të mira italiane”.

BandAdriatica ka bashkëpunuar me artistë të tillë si Bombino, Mercan Dede, Rony Barrak, Savina Yannatou, Chieftains, Burhan Ochal, Kocani Orkestar, Boban Markovic Orchestra, Fanfara Tirana, Eva Quartet, Cafer Naziblas, Fanfare Ciocarlia e Michel Godard.

Claudio Prima organo e vogël dhe zë

Emanuele Coluccia saksofon kontralto

Andrea Perrone trombë

Vincenzo Grasso klarinetë

Gaetano Carrozzo trombon

Morris Pellizzari kitarë elektrike

Giuseppe Spedicato bas

Ovidio Venturoso bateri

http://www.bandadriatica.com/info-bandadriatica

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Reja.al Tirana