Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Në COD ekspozohet Arkivi Fotografik i Pietro dhe Larissa Quaroni – Shqipëri 1928 -1931

Nga data 14 maj deri më 29 qershor 2019, në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri dhe Institutin Italian të Kulturës, do të prezantohet një përzgjedhje e arkivit fotografik personal të Pietro dhe Larissa Quaroni. Fotografitë janë realizuar nga çifti Quaroni gjatë misionit të tyre diplomatik në Ambasadën Italiane në Shqipëri nga viti 1928 deri më 1931 dhe kryesisht janë të pabotuara. Do të ekspozohen rreth 85 fotografi të formateve të ndryshme të shoqëruara nga dy dokumentarë të periudhë së kohës. Gjithashtu do të jetë e mundur të shikohet në anteprima i tërë arkivi i çmuar Quaroni (mbi 750 fotografi) të digjitalizuara për këtë ekspozitë.

Vizitorët do të jenë në gjendje të zbulojnë ngjarje, njerëz, jetën e përditshme, peizazhet dhe traditat e Shqipërisë, ashtu si janë vëzhguar dhe përjetuar nga Quaroni-t në një kontekst me interes të madh historik dhe social: imazhe befasuese dhe origjinale, një përshkrim i rrallë dhe unik, veçanërisht i figurave politike dhe i personazheve që kanë dominuar skenën shqiptare të viteve ‘20 dhe ‘30.

Center for Openness and Dialogue (COD)

E martë 17 maj – E shtunë 29 qershor 2019

E hënë – e dielë 9.30-14.00 / 17.30-20.30

www.cod.al

  • Organizuar nga: Center for Openness and Dialogue (COD)
  • Ne bashkepunim me: Ambasciata d'Italia a Tirana, IIC di Tirana