Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

“L’infinito” i Giacomo Leopardit mbush 200 vite – “Muzika është më romantikja e të gjitha arteve, sepse ka si objekt pafundësinë”

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, ka parashikuar një seri iniciativash të frymëzuara nga “Pafundësia” e G. Leopardi -t dhe të menduara me rastin e kremtimeve për dyqind vjetorin e krijimit të tij. Aktivitetet synojnë të vlerësojnë figurën e poetit të madh italian dhe në të njëjtën kohë të mbajnë të gjallë kujtesën nga kontaminimi dhe perëndimi i konceptit të pafundësisë në fusha të ndryshme. Periudha kohore e projektit është viti 2019 dhe janë identifikuar aspekte të ndryshme ku ideja e pafundësisë mund të ngjallë interes edhe te një publik jo specialist ose akademik.

“Muzika është më romantikja e të gjitha arteve, sepse ka si objekt pafundësinë”

(E.T.A.Hoffmann parlando di Beethoven)

Lucia Molinari – Ka lindur në vitin 1997, filloi të studiojë violonçel në moshën 6 vjeçare në Shkollën e Muzikës Dedalo në Novara. U diplomua me nota të larta në I.S.S.M. Vittadini i Pavia-s nën drejtimin e C. Radic. Ka studiuar gjithmonë me G.Gnocchi (Akademia Takime me Maestron, Imola), S.Cerrato dhe U. Hoffmann. Aktualisht është duke ndjekur Masterin në Music Performance në Hochschule der Künste në Bern në klasën e D. Eggert. Në vitin 2014 ka themeluar Kuartetin e Harqeve Dàidalos me të cilin ndjek nga viti 2015 deri në vitin 2018 Akademinë e Perfeksionimit të Lartë W.Suffler në Cremona në klasën e Kuartetit të Cremona-s, në vitet 2017-2018 Akademinë e Pinerolo në klasën e L. Hagen dhe në vitin 2019 ka marrë pjesë në disa sesione të European Chamber Music Academy. Si violonçeliste e Kuartetit Daidalos, mbart në kurrikulumin e saj një numër të madh koncertesh në shumë qytete italiane dhe të huaja. Është gjithashtu anëtare, prej disa vitesh, e projektit Le Dimore del Quartetto. Merr pjesë me Kuartetin Daidalos në masterclass të mbajtura nga S.Bernardini (Berliner Philarmoniker), H.Beyerle (Alban Berg Quartett), L.Dutton (Emerson Quartet), L.Hagen (Hagen Quartett), N.Prishepenko (Artemis Quartett) S.Bresler (Jerusalem Quartet), J.Meissl (Artis Quartett).

Aktualisht Kuarteti po perfeksionohet me P. Jüdt në Hochschule der Künste në Bernë. Ka përfunduar shkollën e mesme klasike me nota të larta në Liceun Klasik C. Alberto në Novara dhe është duke u diplomuar në Muzikologji në Departamentin e Muzikologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Cremona (Universiteti i Pavia-s). Bashkëpunon gjithashtu me S. Gramaglia në redaktimin dy mujor të rubrikës L’Angolo del Quartetto në revistën e specializuar Archi Magazine, e drejtuar nga L.Lucibello. Është autore e librave udhëzues për dëgjimin e booklet në lidhje me performancën e plotë të kuartetit të Beethoven-it të Kuartetit të Cremona-s për Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Ambasciata d'Italia a Tirana e Italianistica di Ti