Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Përmbledhje kinematografike “Terapi çifti” | Lidhni rripat nga Ferzan Ozpetek / KineKlubi i Institutit – Takime në Bibliotekë

Lidhni rripat nga Ferzan Ozpetek

Me Kasia Smutniak, Francesco Arca, Filippo Scicchitano, Francesco Scianna, Carolina Crescentini.

Komedi, Italia, 2013, 110’, Me titra në Anglisht

Dashuritë dhe koha. Por nuk janë dashuri çfardo. Ajo e Elenës për Antonio-n është një pasion i papritur, përfshirës dhe i ndjerë nga të dy. Është një pasion i ndaluar: Elena është me Giorgio-n ndërsa Antonio është i dashuri i ri i mikeshës së saj më të mirë Silvia dhe për më tepër mes tyre duket se nuk ka afinitet, madje as respekt. Por tërheqja midis Elenës dhe Antonio-s shpërthen njësoj, irracionale, djegëse dhe kundër çdo rregulle madje edhe në kurriz të jetës së të gjithëve, miqve dhe të afërmve. Kanë kaluar trembëdhjetë vjet, Elena është martuar me Antonio-n, kanë dy fëmijë dhe ndërkohë së bashku me shokun e saj më të mirë, Fabio-n ka realizuar ëndrrën e saj për hapjen e një klubi të suksesshëm. Jetët e të gjithëve duket se janë të realizuara dhe trazirat e vjetra janë zhdukur.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana