Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

“L’infinito” i Giacomo Leopardit mbush 200 vite – Claudia Buizza “Pafundësia në art nga antikiteti deri më sot”

“Pafundësia” e Giacomo Leopardi-t mbush 200 vjeç.

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, ka parashikuar një seri iniciativash të frymëzuara nga “Pafundësia” e G. Leopardi -t dhe të menduara me rastin e kremtimeve për dyqind vjetorin e krijimit të tij.

Aktivitetet synojnë të vlerësojnë figurën e poetit të madh italian dhe në të njëjtën kohë të mbajnë të gjallë kujtesën nga kontaminimi dhe perëndimi i konceptit të pafundësisë në fusha të ndryshme.

Periudha kohore e projektit është viti 2019 dhe janë identifikuar aspekte të ndryshme ku ideja e pafundësisë mund të ngjallë interes edhe te një publik jo specialist ose akademik.

Takimi i parë i takon artit, me: dr. Claudia Buizza “Pafundësia në art nga antikiteti deri më sot”

Claudia Buizza (Itali, 1990), është kuratore arti dhe jeton dhe punon në Paris. Pas diplomimit për Ekonomi arti, kulturë dhe komunikim në Universitetin Bocconi në Milano, ka vazhduar studimet për histori arti dhe ka kuruar një diplomë masteri në Universitetin e Sorbonne-s në Paris. Ka bashkë-themeluar kolektivin kuratorial “Curate It Yourself” në vitin 2015 dhe ka bashkëpunuar me institucione private dhe publike si Biennale e Venezia-s, Centre Pompidou (Paris), Institutin Zviceran të Artit Bashkëkohor (Nju Jork), galerinë SCAI The Bathhouse (Tokyo), Robert Miller Gallery (New York), Galerie Perrotin (Paris), koleksionin e Société Générale (Paris), Institut Français (Milano).

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Ambasciata d'Italia a Tirana e Italianistica di Ti