Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Teatri Publik Ligure | Workshop i dytë 25-28 janar 2019

Workshopi i dytë – pas atij në gjysmë të nëntorit të vitit të kaluar – nga Sergio Maifredi, Lucia Lombardo, Gian Luca Favetto nga Teatri Publik Ligure për pregatitjen e projektit Atlante del Gran Kan, një punë e Teatrit të Komunitetit dhe zgjerimit të territorit të Tiranës.

Janë përfshirë përafërsisht 20 studentë të kursit të Departamentit të Artit Skenik dhe Dramaturgjisë nën drejtimin e profesoreshës, aktores hde regjizores Ema Andrea (Universiteti i Arteve – Tiranë).

Një qytet, një qytet që ende duhet të dijë të bëhet komunit, ose lagja e një qyteti të madh që ende arrin të jetë komunitet, përbëhet nga tregime, nga biografitë e atyre që jetojnë dhe ecin nëpër të. Duke filluar nga paradigma e Qyteteve të padukshme të Calvino-s, do të identifikohen rreth njëzet qytetarë të cilët dëshirojnë të tregojnë historitë e tyre që do të bëhen autobiografitë e qytetit të Tiranës. Përmbledhja e tregimeve do të formojë “qytetin e dukshëm”, një lloj karte identiteti qytetar që sillet në skenë para pjesës tjetër të komunitetit. Fazë pas faze, historitë dokumentohen, në social dhe në shtyp, qytetarët familjarizohen, mbeten të bashkuar edhe kur përvoja mbaron.

Lind kështu një hartë biografike e cila përbën një kartë identiteti të qytetit, një afresk letrar ku jetët e veçanta ndërthurren me njëra-tjetrën duke formuar një komplot njerëzor që ngjall parafjalën e qytetit. Ashtu sikur nga një hartë gjeografike të dalin njerëzit që jetojnë mes atyre linjave, të udhëhequr nga dora e një shkrimtari. Shikuesi ndjek një komedi njerëzore në të cilën përcaktohet karakteri i një bashkësie të përbërë nga individë, ekzistenca e të cilëve gjithmonë përmban një detaj i aftë të ripërhapet te të gjithë ata që e dëgjojnë.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Univ. delle Arti Tirana