Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Eugenio Tibaldi | 8-12 janar 2019

Vendbanim i dytë i artistit dhe workshop me 10 artistë të rinj shqiptarë të Eugenio Tibaldi-t – Ambasador i Ditës Bashkëkohore në bashkëpunim me Universitetin e Arteve të Tiranës – dhe platformëne Artit Bashkëkohor të Tiranës Harabel.

Puna artistike e Eugenio Tibaldi-t është e lidhur fort me territorin dhe ndryshimet e tij, sociale, antropologjike dhe arkitektonike. Veprat e tij – nganjëherë monumentale – pothuajse gjithmonë marrin frymëzim nga realitetet objektive ekzistuese (peizazhe, tabela, punime në rrugë, ndërtesa etj.) për t’u bërë më pas vepra të pavarura që lejojnë përpunime personale shumë të ndryshme që sjellin në kujtesë kujtime, sugjestime, emocione absolutisht personale dhe që nuk u atribuohen të tjerëve.

Vendbanimi i parë i E. Tibaldi-t me rastin e Ditës Bashkëkohore 2018 çoi në identifikimin e një teme që do të përpunohet kolektivisht dhe do të konkretizohet me një Ekspozitë Kolektive e planifikuar për muajin mars 2019 në Galerinë FAB.

www.eugeniotibaldi.com

www.harabel.com.al

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Harabel e Univ. Delle Arti