Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Ekspozitë e Projekteve fitues të edicionit të parë të Çmimit të Arkitekturës Toskane (PAT)

Njëqind e pesëdhjetë pjesëmarrës, njëzetë veprat e përzgjedhura, pesë fitues absolutë në po aq kategori. E organizuar nga Këshilli Rajonal i Toscana-s, nga Urdhëri i Arkitektëve të Firenze-s, nga Urdhëri i Arkitektëve të Pisa-s, nga Federata e Arkitektëve të Toscana-s, nga Fondacioni i Arkitektëve të Firenze-s dhe nga Ance Toscana, nisma ka për qëllim të ndezë debatin rreth arkitekturës bashkëkohore dhe, njëkohësisht, rikthen skenarin e përbërë rajonal në pesëvjeçarin 2012 – 2017. Edicioni debutues është artikuluar në pesë kategori – vepër e parë; vepër ndërtim i ri; vepër restaurimi ose rekuperimi; vepër pajisjeje ose interieri; vepër në hapësira publike, nëpeisazhe dhe rigjeneruese – mbi të cilat janë thirrur të shprehen prof. Marco De Michelis, ark. Sandy Attia, ark. João Luís Carrilho da Graça, ark. Simone Sfriso i TAM associati dhe prof. Guido Borelli, anëtarë të jurisë ndërkombëtare. “Një Çmim mbi arkitekturën është një element përcaktues i transformimit të territorit” ka komentuar presidenti i Këshillit Rajonal, “por shërben edhe për të mbështetur praktikat e mira të inovacionit mjedisor dhe civil. Mund, gjithashtu, të jetë i nevojshëm për t’i dhënë një shtysë rrugëtimit të rritjes së shumë të rinjve profesionistë të Toscana-s. Unë uroj që Çmimi të bëhet një pikë referimi për kulturën arkitektonike në nivel kombëtar. Duke i vlerësuar veprat në tërësi, nga projekti e deri në realizim, duke kaluar nëpërmjet klientit, Çmimi nuk do të theksojë vetëm firmën e arkitektit, por të njohë edhe kurajon, kokëfortësinë dhe aftësinë e atij që beson se një arkitekturë cilësore është ende e mundur”.

http://www.premio-architettura-toscana.it/

· Çmimi i Arkitekturës Toskane

· Përurimi 4 dhjetor 2018 ora 17

· E hapur 5 – 30 dhjetor 2018 ora 10 – 20

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Fondazione Arch. Firenze e Associazione Arch. Alba