Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Sound.It me Andrea Mi dhe Gabriele Poso

Andrea Mi (gazetar muzike, mësues dhe DJ) dhe Gabriele Poso (muzikant dhe drejtor artistik), në një dialog me publikun për muzikën alternative italiane.

Shumë artistë, band-e, etiketa diskografike, agjenci dhe festivale kanë arritur një shikueshmëri të madhe ndërkombëtare vitet e fundit, duke e vendosur Italinë në hartën botërore të muzikës elektronike. Kjo është meritë e vlerave artistike të propozimeve, por edhe të vëmendjes së re që media të ndryshme i rezervojnë fenomeneve, si dhe e një seri strategjish të reja komunikimi dhe promovimi në të njëjtin hap me standardet më të përparuara. Në fakt, sot mund të flitet për një industri të vërtetë muzikore kombëtare që është në gjendje të eksportojë talente në qarqet më të mira të festivaleve, në klube dhe në auditore, duke imponuar origjinalitetin e një Italian touch që fillon të vlejë diçka. Nuk ka më, pra, vetëm ndryshimi i skenave, zhanreve dhe ndikimeve të përhapura globalisht, por, mbi të gjitha, shfrytëzimi i kulturës specifike ‘tradicionale’ italiane, konceptuar si një pikënisje për ndërtimin e propozimeve të përditësuara dhe, ndonjëherë, edhe të realizueshme në të ardhmen.

Takimi do të pasohet me një dj set ‘back to back’ të konceptuar si një showcase të muzikës së re italiane.

Andrea Mi

Ka lindur si dj radiofonik duke kuruar, që nga viti 1993, emisionet e dj-set në radion toskane Controradio dhe në frekuencat kombëtare të Popolare Network, kushtuar tingujve të rinj të skenës ndërkombëtare elektronike. ‘Mixology’ është radioshow i tij javor dhe podcast me të njëtin emër që ka arritur mbi 30,000 ndjekës në 26 vende të botës. Ai shkruan për Soundwall, DLSO, Sentireascoltare dhe RBMA. Me Backwords ka themeluar label OOH Sounds, dedikuar tingujve eksperimentalë. Ai ka qenë drejtor artistik i shumë festivaleve muzikore dhe kuron programacionin e klubeve dhe auditorëve. Gjatë viteve ka inçizuar disqe në shumë klube italiane dhe ndërkombëtare mes Spanjës, Greqisë, Shqipërisë, Kosovës, Anglisë dhe Francës. Është DJ i rregullt i Klubit Kode1, i historikes Vibranite all’Auditorium Flog dhe i takimeve Rooty da BUH! Firenze. Jep lëndën e Historisë së Arkitekturës Bashkëkohore dhe Mediave të Reja në L.A.B.A. dhe I.E.D. të Firences. Dëshiron ta përcaktojë tingullin e tij “from dub to club”.

Gabriele Poso

Perkusionist virtuoz, multi-instrumentalist dhe drejtor i Yoruba Soul Orchestra për DJ dhe producent fitues i një Grammy Award, Osunlade, Gabriele Poso ka lindur në Sardenjë, por pasioni i pakufishëm për muzikën e ka çuar atë të zgjerojë horizontet e tij muzikore: nga Roma në Porto Riko, nga Kuba në Berlin. Që nga viti 2008, kur publikoi ​​albumin e parë solo “From The Genuine World” për Yoruba Records, Poso filloi të performojë në të gjithë Evropën. Albumi i dytë “Roots of Soul”, i realizuar për etiketën gjermane INFRAcom!, ka fituar shumë çmime, midis të cilëve dhe çmimin si Prodhimi më i mirë jazz i pavarur i vitit 2012. Në të njëjtin vit, Poso ka publikuar në BBE Records la compilation “The Languages of Tambores”, një përmbledhje evokuese që mbulon një periudhë të gjatë kohore mes zhanreve dhe kontinenteve të ndryshme, të bashkuar nga lidhja e lashtë dhe e thellë me gjuhën magjike të tamburëve. Gabriele Poso, vazhdon të pushtojë publikun me shfaqjet e tij në të gjithë botën, duke pasur në mesin e mbështetësve të tij të famshmin Gilles Peterson. “Awakening” është albumi i tij i fundit, dalë në mars 2018 për BBE Records, pasuar nga koleksionet e fundit remix me veprat e artistëve të rëndësishëm ndërkombëtarë. Si drejtor artistik, kuron programacionin e klubeve dhe festivaleve dedikuar ndërthurjes mes dance music dhe jazz-it.

  • Organizuar nga: Tulla Culture-Center
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura a Tirana