Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Filma: Midis kinemasë dhe ushqimit | Receta dashurie nga Sandra Nettelbeck

KinKlubi i Institutit – Takime në Bibliotekë

Receta dashurie nga Sandra Nettelbeck

Regjia: Sandra Nettelbeck

Me: Martina Gedeck, Sergio Castellitto, Maxime Foerste, Sibylle Canonica, August Zirner, Ulrich Thomsen

Sentimantal – Austri, Itali, Gjermani, Zvicër, 2001, 105’ me titra në italisht

Martha punon si shefe kuzhine në një restorant të njohur francez në Hamburg, Lido: beqare e bindur, e zhgënjyer nga burrat, ka zgjedhur prej kohësh të fokusohet vetëm në punë duke jetuar një ekzistencë mjaft monotone, e ndarë në ritmet e restorantit. Por, një ditë, e motra i vdes në një aksident dhe Martha detyrohet të kujdeset për mbesën e saj, e mbetur e vetme në botë. Megjithatë kjo nuk është ngjarja e vetme që shqetëson jetën e gruas: e detyruar të mungojë për një kohë të shkurtër nga restoranti, kur kthehet zbulon se pronari, ka punësuar Marion, një kuzhinier italian, për ta ndihmuar atë në punë në një moment kaq të vështirë. Gëzimi dhe dëshira për të jetuar e burrit, pavarësisht kontrasteve fillestare, do arrijnë ngadalë ngadalë të pushtojnë edhe Martën e akullt …

 

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana