Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Filma: Midis kinemasë dhe ushqimit | U shkepëm së ngrëni nga Mimmo Calopresti

KinKlubi i Institutit – Takime në Bibliotekë

U shkepëm së ngrëni nga Mimmo Calopresti

Regjia: Mimmo Calopresti

Me: Paolo Briguglia, Elena Bouryka, Lele Nucera, Lorenzo Di Ciaccia, Diego Abatantuono

Komedi – Itali 2007, 102’ , me titra në anglisht

Të gjithë ëndërrojnë kinemanë. Dhe në fshatin e bukur të Diamante-s, në Kalabri, një grup prej katër të rinjsh, miq me njëri – tjetrin, marrin më në fund guximin të xhirojnë një film dhe, kështu, të përshtjellojnë jetën e qytetit. Nga banda e fshatit te regjizori cinik “guru”, i tërhequr në jetën e meditimit, nga tezet që ende presin për dashurinë e profesorit të anglishtes, nga prifti famullitar te baristi, për të përfunduar tek yjet e kinemasë përtej kufijve të Kalabrisë, të gjithë mbeten të përfshirë nga energjia, magjia dhe thjeshtësia me të cilën katër djemtë duan të ndërtojnë një të tashme dhe një të ardhme ndryshe. Dhe për yllin e madh, që me bujari ka pranuar të vijë në Kalabri për të xhiruar filmin e tyre, të rinjtë me ndihmën e të gjithë fshatit do të përgatisin një festë të madhe: një “fryrje” të vërtetë.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana