Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Ekspozitë Arti | Bazament Bazement Art Space 1-30 Nëntor 2018

nën kujdesin e Claudia Buizza-s dhe Pietro della Giustina-s (CIY)

Ann Iren Buan

 

Claudia Buizza dhe Pietro della Giustina janë pjesë e kolektivit të kuratorëve Curate It Yourself – CIY, objektivi i të cilit është mbështetja dhe promovimi i artistëve të rinj në nivel ndërkombëtar dhe, në të njëjtën kohë, ballafaqimi me skenat e ndryshme artistike evropiane.

CIY ndjek, në fakt, një praktikë kuratoriale e cila i dedikohet eksperimentimit të formave dhe strategjive të reja të paraqitjes dhe shfaqjes praktike të ‘ekspozitës’, e parë si mjet dhe aplikim i analizës së një sistemi në botën e artit bashkëkohor.

Negociata bëhet kështu fjala kyçe e qasjes kuratoriale: një negociatë e brendshme nga konceptimi deri në realizimin e projekteve dhe një e jashtme me artistët dhe partnerët. Në këtë mënyrë mundësohet zhvillimi i llojeve të ndryshme të aktiviteteve artistike që bazohen në bashkëpunime në disa nivele dhe të përshtatshme për çfarëdolloj publiku.

Të ftuara nga Bazament dhe nga Instituti Italian i Kulturës Tiranë, prezantojnë punime site specific të artistes norvegjeze Ann Iren Buan

  • Organizuar nga: Bazament Art Space
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura a Tirana