Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

KineKlubi i Institutit – Takime në Bibliotekë | HERA E PARË (E VAJZËS SIME) me regji të Riccardo Rossi

Netët e Kinemasë Italiane 2018

 

HERA E PARË (E VAJZËS SIME) me regji të Riccardo Rossi

Me: Riccardo Rossi, Anna Foglietta, Stefano Fresi, Fabrizia Sacchi, Benedetta Gargari, Giampiero Mancini. 2015, 80’
Komedi – AUDIO e TITRA në Italisht
Alberto është mjek në një shoqatë bamirësie, maniak ndaj rregullit, i ndarë prej dhjetë vitesh dhe tërësisht i dedikuar – emocionalisht dhe shpirtërisht – ndaj vajzës së tij pesëmbëdhjetë vjeçare, Bianca. Një ditë e ngjashme me ditët e tjera të jetës së tij, plotësisht e organizuar, metodike dhe e rregullt, vjen një rrufe në qiell të hapur: fshehurazi lexon ditarin e Bianca-s dhe mëson se vajza e tij e vogël është gati të bëjë dashuri për herë të parë!

 

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Comune di Tirana e Reja