Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Shkodër | Turneu i Kalàscima në Shqipëri

Kalàscima është një grup që luan muzikë popullore salentine që ka dhënë qindra koncerte (në Itali dhe jashtë vendit), me dy disqe të publikuara (“Santa Maria del Foggiaro” në 2010 dhe Psychedelic trance tarantella në 2014) dhe një përvojë solide ndërkombëtare.

Kalàscima ka lindur me synimin për të krijuar një tingull të ri, një alkimik të ri muzikor, një lexim të ri dhe origjinal të repertorit popullor të Italisë së Jugut: një projekt i vendosur fort në tingujt popullorë, por absolutisht bashkëkohor. Një lexim i muzikës popullore që kombinon tingujt e muzikës salentine me atë elektronikë.

Live set i Kalàscima është eksploziv, energjik, tërheqës dhe përfshin instrumente tipike popullore dhe të rralla (zampogna, ciaramella, launeddas, duduk, low whistle, tamburello, mandolino, irish bouzouki) për një tingull krejt origjinal, që ndërkohë që mbetet fort i lidhur me Italinë e Jugut hapet me një frymëmarje ndërkombëtare ndaj kohërave bashkëkohore.

E lashta që takon modernen me një rezultat origjinal dhe shpërthyes, një lloj trance-folk music.

Grupi Kalàscima ka një përvojë solide ndërkombëtare dhe është përzgjedhur në prestigjiozet South by South West di Austin (USA, 2016), Babel Med i Marsejës (Francë 2016), Mundial Montreal (2017), Fira Mediterrania de Manresa (Spanjë 2016), Australasian World Music Expo (Australi, 2013).

I pranishëm në disa nga festivalet më të rëndësishme evropiane, ku vlen të përmenden Roskilde Festival (Danimarkë, 2016), Colours of Ostrava (Republika Çeke, 2016), Sziget Sound Festival (Hungari, 2012), ka dhënë koncerte dhe ka bërë turne në gjithë botën: dy turne në Australi, në vitin 2012 (me rastin e të cilit ABC Radio National – transmetues shtetëror – ka regjistruar të plotë një prej koncerteve të tij live) dhe në 2013 (rreth 25 koncerte në 35 ditë), Japoni, Kinë, Kore e Jugut, Indi, Ekuador, SHBA, Izrael, Gjermani, Danimarkë, Belgjikë, Francë, Zvicër, Spanjë, Republika Çeke, Poloni, Austri, Kroaci. Në nëntor 2015 revista muzikore franceze Trad Magazine i kushtoi grupit Kalascima kopertinën.

Albumi i fundit i grupit, Psychedelic Trance Tarantella (Ponderos, 2014) u nominua për Çmimin Tenco, edhe pas 8 javëve në top 10 u rendit në vendin e parë në World CMJ Radio Chart dhe në prill 2015 në vendin e gjashtë në World Music Chart Europe.

Psychedelic Trance Tarantella gjithashtu paraqet një bashkëpunim artistik me M° Ludovico Einuadi i cili luan në piano në pjesën “Due mari”.

www.kalascima.it

Band përbëhet nga:

Riccardo BASILE – bas elektrik, synth bass, live electronics, zë

Luca BUCCARELLA – organo e vogël, harmonikë, zë

Roberto CHIGA – tamburello

Massimiliano DE MARCO – kitarrë klasike, bouzuki dhe zë

Aldo IEZZA – zampogna, flaut travers, dy flaute kalabrezë, thin whistle, xaphoon, zë

Federico LAGANA’ – tamburello, riq, bendir, darbouka, kanjira, djambe, cajon, drum set, zë

Rocco Alessandro RIZZO – fonia

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura
  • Ne bashkepunim me: Arka, Centro Giovanile Comune di Scutari