Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Filozofi Leonardo Caffo në Art House Shkodër

Data:

24/10/2017


Filozofi Leonardo Caffo në  Art House Shkodër

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë workshop-in me filozofin Leonardo Caffo të organizuar nga Art House School 2017 në bashkëpunim me Fondacionin Pistoletto (16-27 tetor) me titull "Urgjencat delikate të artit".

E martë 24 tetor 2017, ora 11

Art House - Shkodër

Hyrja e lirë

 

Leonardo Caffo është një filozof i lindur në Catania në vitin 1988. I diplomuar dhe i specializuar në filozofi në Milano jeton dhe punon mes Milano-s dhe Torino-s. Ai jep lëndën Ontologji dhe Teori e Projektit pranë Universitetit Politeknik të Torino-s. Mbështetës i të drejtave të kafshëve dhe dashamirës i artit bashkëkohor dhe i arkitekturës, që nga viti 2017 ka dhënë lëndën mbi përgatitjen e kuratorëve në Departamentin e Arteve Pamore të Naba-s në Milano dhe të shkrimt jo-kreativ në Shkollën Holden të Torino-s. Është bashkëautoror me Felice Cimatti të esesë Jeta e përditëshme (Einaudi 2016). Së bashku me Valentina Sonzogni drejton revistën Animot: filozofia tjetër. Në vitin 2015 ka fituar Çmimin Kombëtar Frascati në Filozofi. Revista Philosophy Now e ka përcaktuar si një nga filozofët më premtues në Evropë.

https://leonardocaffo.org

Informazione

Data: Ma 24 T 2017

Organizuar nga : ArtHouse, Fondazione Pistoletto

Në bashkëpunim me : Ministero Cultura alb., Istituto Italiano di Cultu

Hyrja : E lirë


Vendi:

Art House – Scutari

703