Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Prezantim i librit Spanja Pipa.Kënga qytetare korçare nga Mikaela Minga & Nicola Scaldaferri

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë librin Kënga qytetare korçare (2015, Squilibri ed.), kuruar nga Mikaela Minga dhe Nicola Scaldaferri, në prani të autorëve.

27 shtator, ora 18

Biblioteka e IIC

Hyrja e lirë

Kënga qytetare korçare është një traditë elegante ku mbizotëron një burim melodik, ku elemente me origjinë nga Lindja dhe Ballkani shkrihen me një ndjeshmëri të tipit perëndimor. Në kalimin e trazuar nga një qendër otomane e rëndësisë së mesme në një nga qendrat e pakta urbane të një Shqipërie në pjesën më të madhe të saj rurale, Korça, nisur nga historia e saj di dhe nga afërsia me Greqinë, gjendet e ekspozuar ndaj stimujve kulturorë – grekë, turq, rumunë, por edhe francezë, amerikano-verior, italianë, të cilët gjejnë një sintezë të mrekullueshme në praktikat muzikore të hasura në libër.

Historia e këtij zhanri muzikor, sa e menjëhershme ndaj dëgjimit aq edhe komplekse në gjenezën e saj dhe e pakapshme në çdo përkufizim të vetëm, është përmbledhur simbolikisht në jetëshkrimin e Spanja Pipës, aktore dhe këngëtare protagoniste e skenës lokale, e zhytur tërësisht – dhe nganjëherë e zhytur dhe e fshehur – në dimensionin e qytetit të saj dhe, për këtë arsye, në gjendje për të na dhënë në mënyrë ekzemplare nuancat e këtyre këngëve urbane, me pasurinë e saj të mahnitshme të nuancave dhe elementeve të saj intime, larg nga stereotipet e muzikës shqiptare dhe ballkanike në përgjithësi.

Mikaela Minga

Muzikologe dhe studiuese në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Arteve në Tiranë, merret me praktikat muzikore urbane dhe muzikën popullore në Ballkan dhe ka botuar disa ese dhe dy libra.

Nicola Scaldaferri

Etnomuzikolog në Universitetin e Milanos, merret me muzikën elektroakustike dhe praktikat muzikore të Italisë së Jugut dhe të Ballkanit. Për Squilibri ka botuar disa vepra, mes tyre, së bashku me Stefano Vaja, Nel paese dei cupa cupa. Suoni e immagini della tradizione lucana.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura