Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Takim me Tommaso Sacchi – Art House School 2017

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë takimin me Tommaso Sacchi,me titull “Të bëhesh bashkëkohor. Përvoja e rinovimit të jetës kulturore fiorentine “. Tommaso Sacchi është një kurator artistik aktualisht kreu i Sekretariatit të Kulturës të qytetit i Firences.

Takimi është pjesë e nismave të projektit Art House School 2017.

16 shtator 2017, ora 19

Art House – Shkodër

Hyrja e lirë

 

Tommaso Sacchi

I lindur në Milano në vitin 1983, jeton dhe punon mes Milanos dhe Firences. Kurator, lektor, konsulent dhe organizator në fushën e krijimtarisë dhe prodhimit artistik, është aktualisht kreu i Sekretariatit të Kulturës të qytetit i Firences. Në këtë funksion kuron Vera Fiorentine, një prej festivalet më të madh të Vendit që ka një vëmendje të veçantë për artin bashkëkohor, instalimet e artit publike si dhe prodhimet e arteve performuese përhapur në të gjithë qytetin. Ai është themelues, kurator dhe anëtar i jurisë së cilësisë të CROSS, çmim ndërkombëtar për artet performuese. Është lektor në Akademinë e Arteve të Bukura në Como dhe në Institutin Evropian të Dizajnit në Firence. Ai ka kuruar programin “Stage as a Social Platform” për Triennalen e XXI të Milanos. Ka mbajtur fjalën në institucione të rëndësishme kulturore italiane dhe të huaja. Është njëri prej themeluesve të projektit editorial The Tomorrow (thetomorrow.net). Ai ka kuruar fushata të ndryshme të komunikimit, duke përfshirë hapjen e Bosco verticale i Milanos për studion e Stefano Boeri Architetti.

  • Organizuar nga: ArtHouse
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura e Ministero della Cul