Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Koncerte të Duo –s Elisa Iovele Del Bianco, soprano dhe Roberto Brandolisio, piano – Tingulli italian – Friuli në muzikë

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në kuadër të përmbledhjes Tingulli Italian – Friuli në muzikë, në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar Italian të Muzikës (CIDIM), me Ministrinë e Kulturës shqiptare, me Universitetin e Arteve në Tiranë dhe me mbështetjen themelore të Fondacionit Friuli, organizon dy koncerte të Duo-s Soprano-Piano: Elisa Iovele Del Bianco, soprano dhe Roberto Brandolisio, piano

E mërkurë, 13 shtator 2017, ora 19

Salla e Koncerteve

Universiteti i Arteve, Tiranë

 

E enjte, 14 shtator, ora 19

Muzeu Arkeologjik Durrës

 

Projekti “Tingull italian – Friuli në muzikë” ka lindur nga vullneti i Fondacionit Friuli dhe CIDIM për të promovuar jashtë vendit dhe në Itali përsosmëritë muzikore friuliane, të seleksionuar nga Konservatori Jacopo Tomadini në Udine. Projekti gëzon kontributin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit – Drejtoria e Përgjithshme për Spektaklet Live.

Në program muzikë nga: F. Tosti, S. Gastaldon, F. Chopin, R. Strauss, G. Donizetti, G. Rossini, V. Bellini, S. Rachmaninov, G. Verdi

Elisa Iovéle Del Bianco lindi në Trieste në vitin 1987 dhe mori Diplomën Akademike të nivelit të II (Master degree) në Kanto lirike me rezultate të shkëlqyera, pranë Konservatorit Tomadini të Udine-s në rolin e Violetës (Traviata, Verdi). Në gusht të vitit 2016 fitoi dhe debutoi me të njëjtin rol verdian, në Arenën Montecroci në Messina – Barcelona me Orkestrën Filarmonike të Tiranës të drejtuar nga Maestro Orazio Baronello. Në kurrikulumin e saj ka shumë koncerte në Itali dhe jashtë saj.

Roberto Brandolisio u diplomua në Piano pranë Konservatorit Jacopo Tomadini në Udine me nota të shkëlqyera nën drejtimin e Maria Felicita Russo Perez dhe në kompozicion nën drejtimin e Renato Miani. Ka marrë pjesë në masterclass me Marian Mika, Jeffrey Swann, Riccardo Risaliti dhe Daniel Rivera dhe ka performuar disa herë në solo dhe formacione dhome në Itali dhe jashtë saj, ndër të tjera në Wiener Saal të Universitetit Mozarteum Salzburg dhe në Akademinë Muzikore në Tiranë. Në vitin 2009 fitoi vendin e dytë në konkursin Mariagrazia Fabris Trieste. Si kompozitor ka kryer shfaqje të shumta si në Itali dhe jashtë saj.

  • Organizuar nga: IIC
  • Ne bashkepunim me: CIDIM, Università delle Arti