Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Preferences cookies

Orkestra e PIAZZA VITTORIO në koncert, për herë të parë në Shqipëri

 

23 mars 2017, ora 19

Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse

Rr. Dëshorët e 4 shkurtit, Tiranë

Trembëdhjetë muzikantë nga dhjetë vende që flasin nëntë gjuhë të ndryshme. Së bashku, ato transformojnë rrënjët dhe kulturat e tyre të ndryshme në një gjuhë të vetme, në muzikë. Kjo është Orkestra e Piazza Vittorio. Duke filluar nga muzika tradicionale e secilit vend, duke e përzjerë dhe ngjyer me rock, pop, reggae dhe muzikë klasike, arrihet në tingujt unikë të OPV. Në mesin e muzikantëve që nisen dhe të tjerëve që vijnë, ndryshon tingulli i orkestrës pa tradhtuar asnjëherë vokacionin fillestar ndaj sfidave të reja dhe horizonteve të hapura për të gjithë botën. Një bashkim i kulturave dhe traditave, kujtimeve, tingujve të vjetër dhe të rinj, instrumentave të panjohur, melodive universale, zërave nga bota.

Nga shpëtimi i Kinemasë historike Apollo në Romë që rrezikohej të kthehej në një sallë bingo, merr jetë idea e krijimit të një Orkestre. E konceptuar dhe krijuar nga Mario Tronco dhe Agostino Ferrente, Orkestra e Piazza Vittorio lindi në vitin 2002 brenda Shoqatës Apollo 11, një projekt i mbështetur nga artistë, intelektualë dhe operatorë kulturorë të cilët dëshironin të vlerësonin zonën Esquilino të Romës, ku italianët janë një pakicë etnike. Orkestra e Piazza Vittorio është një realitet unik, promovon kërkimin dhe integrimin e repertorëve të ndryshëm muzikorë dhe shpesh të panjohur për publikun e madh, duke krijuar edhe një mjet rimëkëmbjeje dhe shpengimi për muzikantë të huaj që jetojnë në Romë, nganjëherë në kushte të margjinalizimi kulturor dhe social.

Aktualisht ka në treg pesë disqe dhe më tepër se 800 koncerte në të gjithë botën: New York, San Francisco, Santa Cruz, Los Angeles, Londër, Melbourn, Lisbonë, Colonia, Hannover, Frankfurt, Stamboll, Toronto, Buenos Aires, Tunizi, Mulhouse, Bruksel, Luksemburg, Wuppertal, Oslo, Helsinki, Stokolm, Porto, Bahrain. Ka marrë pjesë përveçse në Tribeca Film Festival, në Berlin Jazz Festival dhe në Feldkirch Music Festival.

www.orchestrapiazzavittorio.it

www.facebook.com/OrchestraPiazzaVittorio

www.twitter.com/piazzavittorio

 

Orkestrantët:

1. Houcine ATAA – Tunisia, voce

2. Emanuele BULTRINI – Italia, chitarre

3. Peppe D’ARGENZIO – Italia, sax baritono e soprano

4. Duilio GALIOTO – Italia, tastiere

5. Awalys Ernesto LOPEZ MATURELL – Cuba, batteria,

6. Omar LOPEZ VALLE – Cuba, tromba, flicorno

7. Carlos PAZ DUQUE – Ecuador, voce, flauti andini

8. Pino PECORELLI – Italia, basso elettrico

9. El Hadji Yeri SAMB – Senegal, voce, djembe, dumdum,

10. Raul “El Cuervo” SCEBBA – Argentina, percussioni,

11. “Kaw” Dialy Mady SISSOKO – Senegal, voce, kora

12. Mario TRONCO – Italia, direzione artistica e musicale

13. Mohamed Ziad TRABELSI – Tunisi, voce, oud,

 

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana