Ky web site përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Duke vazhduar me kërkimin prano përdorimin e cookies nga ana jonë OK

#WEAREITALY - STAY TUNED ON IT

 

#WEAREITALY - STAY TUNED ON IT

Fillon fushata #WeAreItaly #StayTunedOnIt, nismë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar për të promovuar në botë kulturën italiane më krijuese dhe jetësore në ditët e Coronavirusit.

Andrea Bocelli, Uto Ughi, Tiziano Ferro, Nicola Piovani, Paolo Fresu, Ada Montellanico, Nek, Andrea Griminelli, Rita Marcotulli, Fabrizio Bosso dhe shumë artistë të tjerë italianë i janë bashkuar nismës dhe kanë realizuar video mesazhe për të përhapur këtë nismë jashtë vendit, ku, në këto ditë emergjence, institucionet kulturore italiane po i ofrojnë publikut italian dhe ndërkombëtar momente ekskluzive të argëtimit kulturor virtual.

Për të treguar imazhin e një vendi të aftë të vazhdojë të krijojë dhe shpërndajë kulturë dhe argëtim të një cilësie të lartë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar do të mbledhë çdo ditë video dhe përmbajtje ekskluzive të reja që do të promovojë përmes faqes së dedikuar, kanaleve sociale ( përfshirë kanalin YouTube) si dhe rrjetit jashtë vendit Ambasadave, Konsullatave dhe Instituteve Italiane të Kulturës.

Në plan të parë e gjithë "web culture" e ofruar nga Muzetë dhe parqet arkeologjike, bibliotekat dhe arkivat, festivalet dhe teatrot, bota e kinemasë dhe argëtimit të drejtpërdrejtë, tv, radiot dhe botimet (të tilla si Istituto Luce, Cineteche di Milano dhe Bologna, Salone del Libro, Pinacoteca di Brera, MAXXI dhe shumë të tjera) që po tregojnë një aftësi të jashtëzakonshme për të "pushtuar" në një mënyrë krijuese dhe cilësore platformat sociale .

STAY TUNED ON ITALY!


1047